Model i ri flokësh – Morena Taraku qëndron në një hap me tendencat e 2021-tës

Model i ri flokësh – Morena Taraku qëndron në një hap me tendencat e 2021-tës

Morena Taraku sapo debutoi me një model të ri flokësh. Në disa postime që ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram, ajo la pas flokët e gjatë duke shkuar me një prerje më ekstreme dhe ngjyrë të errët të flokëve.

Ajo ndau modelin e ri të flokëve me 1 milion ndjekësit e saj duke postuar dy fotografi.

Në fakt, modeli që këngëtarja ka zgjedhur është një nga tendencat e kësaj vere sipas Elle Magazine.

Këtë verë, pas karantinës, do të shohim kudo modele më të shkurtër flokësh përfshirë këtu edhe “prerjen pixie” si të Morenës.

Ndjenja për ndryshim më drastik zakonisht vjen kur fillojnë ditët e ngrohta të pranverës dhe verës. /Insajderi.com