Duke përfunduar në një këmishë të shëmtuar të burrave ose si një “meme” e urryer rreth botës – modelet dhe modelët shpesh nuk kanë fuqinë të marrin vendimin në atë se si fotografitë e tyre përdoren
Muajin e kaluar, një kontribuues nga Spanja i mediumit që sjell tregime dhe dokumentareve për gjërat rreth botës, VICE, shkroi se si modelimi i fotografive për aksione ishte gabimi më i madh i jetës së tij. Brenda një viti ai do të bëhej, ndër të tjera, fytyra reklamuese e një personi me probleme të tmerrshme të penisit – pa pasur një problem në të vërtetë.
Ai nuk është i vetëm në këtë mesele – modelet (me aksione ose jo) tregojnë shpesh nuk kanë fuqi të vendosin se si dhe ku përfundojnë fotot e fytyrave dhe trupave të tyre.
Priscilla Rossi, 27-vjeçare, France
Nëse ju kërkoni në Google “flokë natyrale afro” ose “flokë kaçurrel” në Google Images, ju do të gjeni dhjetëra fotografi të mia. Kjo është për shkak të faktit që unë drejtoj një blog të suksesshëm të bukurisë frënge dhe që kujdesem shumë për SEO-in time. Rezultati është se fotot e mia përdoren shumë, edhe pse unë nuk jam një modele profesionale.
Është mbresëlënëse sepse shumë njerëz në këtë mënyrë shikojnë blogun tim, mirëpo kjo ka edhe një dobësi – shumë njerëz përdorin fotografitë e mia si ajo të ishte fotografi e aksioneve që ata kanë paguar. Kur unë ballafaqohem me njerëzit në lidhje me këtë, ata gjithmonë përgjigjen diçka si “Por e kam gjetur atë në internet!”, Se kjo papritmas e bën këtë gjë në rregull.
Gjej rregullisht faqet e internetit duke përdorur foton time – dhe madje edhe markat bëjnë të njëjtën gjë, nuk kërkojnë fare lejen time.
Në 2015, një dizajnues grafik që punonte për një grup francez përdorte fotot e mia për të promovuar produktet e flokëve në një supermarket. Gjashtë muaj më vonë, një markë tjetër e kozmetikës ndërkombëtare bëri të njëjtën gjë.
Por përdorimi më i keq i fotografive të mia është nga kompania Glutathione Cosmetics, sepse ata përdorin fytyrën time për të nxitur produktet e zbardhjes së lëkurës.
Unë kam punësuar dy avokatë për t’i ndalur, por deri më tani pa sukses. Ata më kanë bërë fytyrë kryesore të posterit për diçka që nuk besoj fare, diçka që u jap grave një mesazh shumë të gabuar.
Silvia Bottini, 35-vjeçare, Itali
Kjo foto është marrë në një tempull në Shangai, në vitin 2008. Fotografia ishte shkrepur nga i dashuri im i atëhershëm. Ne ishim në pushime së bashku dhe ai më kërkoi të pozoja duke qarë.
Ai fotografonte kur i vinte inspirimi prandaj unë isha gjithmonë e rregulluar, ndërsa kur ai tani është bërë fotograf me nam, për mua nuk kishte shkuar gjatë dhe u njoha me raundin e parë të “meme” që përdornin fytyrën time duke qarë.
Në fillim isha me të vërtetë e zemëruar. “Meme” me fotografinë time është përdorur si tallje për njerëzit e llastuar.
Në një moment njerëzit filluan të gjejnë emrin tim dhe të më kërkojnë në internet.
Kam lexuar komente si, “Në profilin e saj në Facebook ajo është gjithmonë duke u ankuar, kështu që kjo “meme” i përshtatet asaj jashtëzakonisht”.
Kjo ishte mjaft e bezdisshme, por unë u dashurova me at “meme” gjatë viteve. Unë jetoj në Los Anxhelos, dhe edhe pse kam punuar si aktore për 15 vjet dhe kam fituar çmime për atë, asnjë nga këto nuk më ka dhënë famë më shumë se sa kjo fotografi.
Rolien, 25-vjeçare, Holandë
Rolien përfundoi në një bluzë pa mëngë 55 funtesh në një dyqan.
Kur isha 18 vjeç, unë isha duke jetuar dhe modeluar në Londër, dhe i kisha bërë disa xhirime me një mik timin.
Në atë kohë isha në kulmin e pëlqimit të këngëtares Lady Gaga dhe ne bëmë disa foto sesione gjysmë të zhveshur me atë lloj stili. Seria e fotografive u botua në një revistë arti aso kohe.
Rreth një vit më vonë ky fotograf më telefonoi duke më thënë se ai sapo ishte kthyer nga Harvey Nichols dhe se më kishte parë në një raft veshje plot me këmisha të meshkujve, me një foto timen të shtypur mbi to. Në fotografi kishin shtuar një copë ngjitësi që mbulonte thithkat e mia dhe më kishin shtuar krahë engjëlli.
Trupi im ishte për shitje në një këmishë të shëmtuar të burrave për 55 funte, në dyqanet të ndryshme dhe faqe të internetit.
Bluzat u larguan nga prodhimi menjëherë pasi i kërcënuam që do t’i padisim, por nuk kemi marrë asnjëherë kompensim.
Jérôme Rupf, 22-vjeçar, Gjermani
Dy vjet më parë, unë isha duke modeluar në Londër, kur një fotograf në Instagram më pyeti nëse ai mund të bënte një foto sesion me mua. Puna ishte pa pagesë dhe nuk ishte përmes agjencisë time, mirëpo unë doja ta ndërtoja portofolin tim, kështu që pranova.
Njerëzit gjatë xhirimeve ishin me të vërtetë të këndshëm dhe vetë xhirimi ishte zbavitës.
Por, ishte pak më ndryshe nga lloji i xhirimeve që unë bëj normalisht – më bënë të qëndroja shumë i shtangur, si një kukull, dhe më vishnin në pantallona shumë të shkurtra të kuqe, një xhaketë prej lëkure të artë dhe një mushama me perla. Isha pa këmishë për shumicën e xhirimeve.
Gjashtë muaj më vonë pashë fotot në një revistë online – të rregulluara me ilustrimet pastel. Unë kuptova se isha kukulla Ken. Nuk e kisha pritur fare këtë, kështu që unë e kontaktova fotografin por ai nuk u përgjigj.
Unë nuk desha ta bëja të madhe këtë, por ata duhet të më kishin treguar se për çfarë ishte xhirimi. Tash e tutje, gjithmonë pyes për konceptin e fotografive para se të bie dakord të bëj një xhirim.