Modelja e famshme dënohet me nëntë muaj shërbim komunitar nga gjykata izraelite

Modelja e famshme dënohet me nëntë muaj shërbim komunitar nga gjykata izraelite

Modelja Bar Refaeli u dënua nga një gjykatë izraelite të dielën me nëntë muaj shërbim komunitar së bashku me nënën e saj, e cila mori 16 muaj burg për evazion fiskal, duke i dhënë fund një beteje të zgjatur gjyqësore, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

35-vjeçarja Refaeli dhe nëna e saj u dënuan në korrik për vepra penale të shmangies së pagimit të taksave mbi të ardhurat afër 10 milionë dollarë në një çështje që sulmoi emrin e ikonës kombëtare dikur të dashur.

Sipas një ujdie për pranimin e fajësisë nga gjykata, të dyja u urdhëruan gjithashtu të paguanin një gjobë prej 1.5 milion dollarë mbi milionat e taksave që i detyroheshin shtetit. Zipi Refaeli është vendosur të fillojë vuajtjen e dënimit me burg javën e ardhshme. /Insajderi.com