Familja e famshme Kardashian/Jenner, kanë pasur një jetë aq publike, sa që nuk kanë mbetur shumë gjëra pa zbuluar për të gjithë botën.
Por modelja e famshme, Kendall Jenner, sapo zbuloi diçka që nuk e ka folur asnjëherë – ajo konsumon marihauanë, njofton Insajderi.
Gjatë një paraqitje të fundit në podcastin e Kate Hudson, Sibling Revelry, Kendall dhe Kourtney Kardashian po diskutonin të gjitha gjërat për familjen, motrat dhe rivalitetin. Kate pyeti “Nëse do të kishte ndonjë që pi marihuanë (në familjen tënde) kush do të ishte?” Kourtney u përgjigj, “Kendall”.
Modelja 24-vjeçare më pas zbuloi, “Unë e pi. Askush nuk e di atë, kështu që është hera e parë që unë po e zbuloj këtë”.
Në Kaliforni, marihuana është e ligjshme për të blerë dhe për përdorim rekreativ, me kusht që të jeni mbi 21 vjet, megjithëse është e paligjshme të konsumoni, pini duhan, hani kanabis në publik. /Insajderi.com
Burimi: Poeple