Modelja e famshme nuk e dinte se ishte shtatzënë gjatë operacionit për heqjen e implanteve të gjoksit

Modelja e famshme nuk e dinte se ishte shtatzënë gjatë operacionit për heqjen e implanteve të gjoksit

Pasi ishte shumë e zëshme për heqjen e implanteve të gjoksit në qershor, modelja Chrissy Teigen u pyet në lidhje me kohën e shtatzënisë së saj të tretë nga një fans i shqetësuar.

“Pyetje… @chrissyteigen sapo njoftoi që është shtatzënë. Para zvogëlimit të gjinjve të mi vitin e kaluar, ata bënë një test shtatzënie. A ishte shtatzënë kur ajo bëri operacionin e saj në qershor,” – shkroi ndjekësaj në Twitter. “Kur shoh barkun e saj të rrumbullakosur do të thotë që ajo duhej të mbetej shtatzënë para kësaj, por mund të jem gabim. Jam e hutuar”.

Duke qenë aq transparente sa është modelja me ndjekësit dhe fansja e saj, Teigen iu përgjigj pyetjes.

“Oh, është histori e gjatë”, nis ajo përgjigjen e saj.

“Unë bëra testin rutinë të shtatzënisë që ju bëni përpara operacionit. Ishte negativ. Nuk ishte negativ,” – vazhdoi ajo ndërsa tregoi gjithashtu se bën teste mujore të shtatzënisë. “E di se nuk mund t;i nënshtrohesh një operimi të tillë nëse je shtatzënë”.

“Kështu që ne iu lutëm perëndive të kirurgjisë së gjirit që gjithçka do të ishte në rregull. Shkoja në çdo takim e tmerruar. Edhe pa operacion, nuk mendoja se mund të mbesja shtatzënë natyrshëm sidoqoftë. Kështu që shanset thjesht… nuk ishin në favorin tim,” – shpjegoi Teigen. “Por ato që ata thonë kaq shpesh mund të jenë të vërteta. Kur hiqni dorë nga përpjekja, jeta ka një mënyrë për t’ju befasuar”.

Për fat të mirë, Teigen gëzon shëndet të plotë, sipas tweet-eve të saj. /Insajderi.com