
Me festat e rrezikshme për zbulimin e gjinisë që ndezën në zjarr Kaliforninë, Chrissy Teigen në mënyrë të sigurt – por aksidentalisht – njoftoi nëse ajo dhe John Legend po prisnin një djalë ose vajzë, njofton Insajderi.
Ndërsa shpjegonte problemet e saj të shtatzënisë ndërsa ishte në shtrat të enjten (17 Shtator), Teigen aksidentalisht e zbuloi gjininë e foshnjës, por para se të kuptonte ‘gabimin’ e saj e të mbulonte gojën me dorë ishte tepër vone – tani e gjithë bota e di se ajo dhe John Legend po presin një djalë.
“Placenta ime është super e dobët. Por është kaq e çuditshme sepse foshnja është me të vërtetë, me të vërtetë e shëndetshme. Dhe ai është i madh, ai ndoshta po merr…oops!”, përfundon fjalinë e saj kur kupton se cfarë ka bërë. /Insajderi.com