Në fund të shkurtit të këtij viti, deklarata publike e modeles shqiptare Jess Kadiu e cila konfirmoi lidhjen me Robert Berishën, pushtoi kudo mediat rozë, njofton Insajderi.
Për herë të parë ajo kishte konfirmuar lidhjen me këngëtarin Robert Berisha. Ajo përveç se kishte pranuar që ishte në lidhje me këngëtarin, foli edhe për dhimbjen që i kishte shkaktuar kjo lidhje ‘sekrete’.
“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete. Jam totalisht dakord që lidhjen të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë”.
Që atëherë, e gjitha kjo histori ishte zbehur nga vëmendja e publikut, deri sot kur modelja ri-aktualizoi gjithë romancën e përfunduar me anë të disa deklarata tjera në llogarinë e saj – dhe është e sigurt të thuhet se ka pak hatërmbetje.
Modelja është pyetur në Instagram se nëse është beqare, dhe ajo është shprehur se është vetëm dhe se as nuk ka kohë për një person tjetër në jetën e saj pasi kërkon shumë kohë.
Ndërsa e pyetur se çfarë i pëlqen më shumë si tipar tek një mashkull Xhesika ka habitur me përgjigjen plot mllef.
“Më pëlqen kur meshkujt vishen si plehra, i shkon shumë”, duke i përgjithësuar të gjithë meshkujt si plehra përfshirë këtu edhe Robertin (?)
Në shkurt, e gjithë historia kishte marrë një kthesë të hidhur, kur modelja u sulmua nga shumë mesazhe në Instagram, duke i vënë faj për prishjen e martesës së këngëtarit me Nora Istrefin, tashmë ish-bashkëshortja e tij.
“Desha të sqaroj edhe diçka para se të ketë më shumë hapësirë për gjykim: unë NUK shkatërrova një familje. Unë NUK shkatërrova një martesë. Lidhja ime me Robertin ka filluar shumë më vonë pasi ata i dhanë fund martesës së tyre. Un jam rritur nga një familje e bukur që kanë moral dhe respekt, ku më kanë mësuar të dalloj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë ju të filloni të gjykoni, kujtoni që ndoshta kjo është një situatë që jo të gjithë ju mund ta kuptoni dhe nuk ka asgjë të keqe, por po kërkoj nga ju të gjithë të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të pavërteta”, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram, më 25 shkurt.
E në anën tjetër, Roberti nuk kishte reaguar asnjëherë në gjithë situatën e krijuar. /Insajderi.com