Modelja e njohur thotë se është pranuar në Harvard, universiteti mohon një gjë të tillë

Modelja e njohur thotë se është pranuar në Harvard, universiteti mohon një gjë të tillë

Modelja e njohur dhe ish bashkëshortja e Rob Kardashian së fundmi ka postuar një diplomë të Universitetit Harvad, dokument ky që po cilësohet i falsifikuar.

Sipas burimeve të huaja ky universitet ka kundërshtuar të ketë dhënë diplomë modeles Blac Chyna e cila emrin e vërtetë e ka Angela White.

“Harvard Business School Online nuk ka pranuar as nuk ka dhënë një letër pranimi për një person të quajtur Angela White”, kanë thënë TMZ.

Duke iu referuar pranimit dyshues të saj në Universiteti i Harvardit dhe letrës që ekipi i saj ua dha TMZ, Chyna u shpreh duke thënë: “Shkolla do të më ndihmojë të ndryshoj disa gjëra. Njerëzit gjithmonë flasin për mua, mund të flasin për të mirë”.

Megjithëse Blac ka treguar një letër përmes së cilës pretendon të jetë pranuarnë këtë universitet, Harvard e ka kundërshtuar një gjë të tillë.