Modelja e suksesshme lë modelimin për arsye fetare

Modelja e suksesshme lë modelimin për arsye fetare

Modelja amerikane Halima Aden thotë se po lë modelimin në pasarela pasi rrezikon besimet e saj fetare, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

23-vjeçarja është shfaqur në kopertinën e revistave prestigjioze të Vogue, Vogue Arabia dhe Allure.

Duke shkruar në Instagram, ajo tha se pandemia e Coronavirusit i kishte dhënë kohë të ndalet dhe të reflektojë se cilat janë vlerat e saj si grua muslimane.

“Të jesh grua që vë mbulesë është një udhëtim që ka shumë ngritje dhe ulje”, shkruan ajo.

Duke folur për faktin se ajo pranoi punë që shkojnë kundër pikëpamjeve të saj fetare, ajo tha, “Mund të fajësoj vetëm vetën që më interesoi për shumë për mundësitë e mia, dhe jo çfarë ato rrezikojnë”.

Ajo thotë se këto probleme vijnë nga mungesa e stilistëve për gra myslimane në industri, dikush që mund të kuptojnë rëndësinë e mbulesës. /Insajderi.com