Modelja kërkon nga Joe Biden të mos e ndjekë më në rrjete sociale

Modelja kërkon nga Joe Biden të mos e ndjekë më në rrjete sociale

Pas betimit si president, Joe Biden rimori akses në llogarinë e tij “Potus” në Twitter.

Presidenti ndiqte deri më tani vetëm 12 njerëz dhe mes tyre ishte edhe modelja, Chrissy Teigen.

Chrisyy bëri një reagim në Twitter sapo kuptoi se ishte e vetmja që Joe ndiqte në llogarinë e tij.

“OH ZOT!!!!!!!”, shkroi modelja 35-vjeçare, përkrah fotos së screenshot-it të listës së personave që ndjek Biden.

Chrissy Teigen nuk ngurroi të bënte shaka me këtë rast, duke u shprehur se “nuk do të bënte më kurrë postime në Twitter”, sepse Biden mund të shikojë tashmë çdo çmenduri të saj.

Ditën e djeshme ajo i shkroi personalisht Biden në Twitter duke i kërkuar që t’i bënte “unfollow” para inaugurimit.

 “Në mënyrë që të lulëzoj si unë, duhet të kërkoj, të lutem zotëri të me bësh unfollow. Unë të dua. Nuk je ti, jam unë”- shkroi modelja me humor dhe Biden ia plotësoi dëshirën.

 

Ndërsa ka qenë tepër e zëshme për admirimin e saj për Biden, Chrissy shprehur hapur ‘urrejtjen’ e saj për ish-presidentin amerikan Trump./Insajderi.com