Ka kohë që përflitet për një lidhje romantike mes modeles Oriola Marashi dhe futbollistit shqiptar të klubit kroat Osijek, Eros Grezda, njofton Insajderi.
Në media shkruhej për lidhjen e tyre, se çifti kaluan Vitin e Ri bashkë, pushime andej këndej, kaluan periudhën e vetë-izolimit së bashku – por që asnjëri nuk kishin konfirmuar lidhjen e tyre.
Mirëpo postimet e tyre në llogaritë përkatëse në rrjete sociale, i vendosnin dyshen gjithnjë në të njëjtin vend.
Sot me anë të një postimi në Instagram pamë imazhin e parë të çiftit. Ishte Oriola ajo që në një mënyrë konfirmoi lidhjen e tyre. Një prezantim ky jo dhe aq i prezantueshëm për faktin se ajo ka mbuluar fytyrën e Erosit më një ‘emoji’. Gjithsesi portreti i tij vërehet.
Në ndërkohë, dyshja duket se po shijon lojërat me mediat vendore duke nxitur kështu gjithnjë vëmendje për lidhjen e tyre. /Insajderi.com