Modelja shqiptare infektohet me COVID-19 në muajin e nëntë të shtatzënisë

Modelja shqiptare infektohet me COVID-19 në muajin e nëntë të shtatzënisë

Modelja dhe sipërrmarrësja shqiptare Greis Petroviç në një lidhje direkte me Skype për emisonin “Ftesë në 5” në Top Channel, zbuloi se ajo ka rezultuar pozitive për virusin COVID-19, njofton Insajderi.

Ka më shumë se një javë që ajo qëndron në shtëpi, teksa tregon se po e kalon me simptoma të lehta: pak temperaturë dhe dhimbje koke.

“Uroj që ta kem kaluar këtë dreq COVIDI para se të vijë në jetë djali”, u shpreh Greis e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë.

Djali që ajo do të sjellë në jetë është edhe fëmija i dytë për modelen. Ajo ka edhe një vajzë që ka emrin Emel.  /Insajderi.com