Modelja thotë se humbi shikimin pasi qëndroi për shumë gjatë në telefon

Modelja thotë se humbi shikimin pasi qëndroi për shumë gjatë në telefon

Chloe Ferry, e njohur për pjesëmarrjen në “Geordie Shore”,u tha ndjekësve se kishte humbur shikimin dje, duke thënë: “Në të vërtetë ishte mjaft e frikshme”, shkruan The Sun, transmeton Insajderi.

Shikimi i saj më vonë u kthye – siç tregon ajo në një postim në Instagram.

Ajo u tha fansave të saj se do të ishte goditur nga një dhimbje e tmerrshme koke, duke thënë: “Unë kurrë, kurrë, nuk kam pasur kësi migrene”.

“Po kaloj shumë kohë në telefonin tim. Normalisht kam migrenë shumë të keqe, por jo deri në një pikë sa të mos shoh”.

“Në fakt ishte mjaft e frikshme. Këtë mëngjes duhej të punoja, por e mora pushim”.

Chloe tha se ajo e ka gjithmonë telefonin e saj në duar, pasi do të dokumentojë pjesën më të madhe të ditës në Instagram, por kjo që i ndodhi, nuk i la zgjidhje tjetër veçse të marrë pak pushim prej tij.

Më pas, shtoi me shaka, “Pa dyshim që nëse ndonjëri më shkruan, sigurisht që do i përgjigjem, por jo për punë”. /Insajderi.com