Modelja zbulon se vuan nga një çrregullim i rrallë i ciklit menstrual

Modelja zbulon se vuan nga një çrregullim i rrallë i ciklit menstrual

Olivia Cuplo ka folur hapur për problemet e saj shëndetësore.

Të mërkurën, modelja ndau në Instagram përvojën e saj me “ngërçet dhe dhimbjet më të tmerrshmë të ciklit menstrual”, duke ndarë me ndjekësit për herë të parë se ajo ka endometriozë, njofton Insajderi.

“Asnjëherë nuk e kam thënë publikisht këtë më parë, por kam endometriozë”, shkroi ajo në postimin e saj. “A është dikush që po lexon këtë dhe vuan nga i njëjti çrregullim?”.

Sipas Klinikës Mayo, endometrioza është një çrregullim në të cilin indi i ngjashëm me indin që zakonisht mbështjell pjesën e brendshme të mitrës së një gruaje rritet jashtë mitrës.

Ky ind i jashtëm bllokohet në pjesë të tjera të trupit, duke shkaktuar dhimbje të forta gjatë periudhave menstruale. Mund të çojë gjithashtu në probleme të fertilitetit.

Ndërsa operacioni është një opsion për disa njerëz, Culpo tha se ajo nuk është e interesuar t’i nënshtrohet procedurës dhe përpiqet ta trajtojë në mënyra të tjera.

Modelja e Sports Illustrated vazhdoi të trajtojë një aspekt të çrregullimit për të cilin ajo mendon se është “me të vërtetë e rëndësishme” për ata që vuajnë nga çrregullimi.

“Nëse keni cikle shumë të dhimbshme dhe nuk po diagnostikoheni me atë që mendoni se mund të jetë endometrioza, patjetër bëni analiza sepse nëse nuk zbuloni se e keni këtë, mund të ndikojë rëndë në fertilitetin tuaj,” – shkruan ajo. “Ju mund të keni rritje të indeve në zona që do të ju pengojnë nëse një ditë doni të mbeteni shtatzënë sepse vezët tuaja mund të dëmtohen.” /Insajderi.com