Moderatorët e Top Channel ironizojnë me ‘lidhjet’ e konkurrentëve në “Përputhen”

Moderatorët e Top Channel ironizojnë me ‘lidhjet’ e konkurrentëve në “Përputhen”

Nëse jeni përdorues i rrjeteve, dhe asnjë ditë të vetme nuk keni ndjekur emisionin “Për’puthen’, deri më tani duhet të keni marrë vesh për trekëndëshin e dashurisë, Andi-Tea-Beart, njofton Insajderi.

Po nëse nuk keni dëgjuar për këta ju sjellim një përmbledhje të shkurtër: Të tre ishin konkurrentë në emisionin e dashurisë “Për’puthen” nga ku do të dilnin me partnerin e jetës. Tea pati një takim me Beartin i cili la emisionin javë më vonë, dhe më pas ajo kishte edhe disa takime me Andin. Me këtë të fundit ajo doli nga emisioni si çift, mirëpo pas disa ditësh, ajo zbuloi se në fakt ishte në lidhje me Beartin gjatë githë kësaj kohë.

Tea dhe Bearti me anë të disa videove dhe postimeve kanë akuzuar se produksioni i kishte shantazhuar, dhe njëjtë bëri edhe Andi.

Si rrjedhoje e gjithë kësaj buje mediatike, dy moderatorët e njohur të “Shqipëria Live”, që transmetohet në Top Channel kanë publikuar një video në instagram, ku ironizojnë konkurrentët e “Përputhen”.

Erjona Rusi dhe Flori Gjini shfaqen të dy në një video, dhe me shumë seriozitet fillojnë të tregojnë se ka muaj që të dy janë në lidhje, vetëm se produksioni nuk i kishte lejuar ta bënin publike dhe se kishin frikë kontratat.

Në fund, të dy moderatorët shpërthejnë në të qeshura duke lënë të kuptohet se e gjitha ishte një ironizimin me gjithë ndodhitë nën vulën e “Për’puthen”. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erjona Rusi (@erjonarusi)