Moderatorja e ‘ngucë’ Kreshën se po bëhet baba, shikoni reagimin e tij!

Moderatorja e ‘ngucë’ Kreshën se po bëhet baba, shikoni reagimin e tij!

Një prej artistëve më të përfolur të momentit në Kosovë, MC Kresha është i ftuar sonte në emisionin “Review” me Nora Haxhajn.

Lidhja e tij me një ‘vajzë misterioze’ për të cilën tashmë kanë rrjedhur edhe imazhet e para, ka bërë bujë kudo, shkruan Insajderi.

Por ndonëse lidhja ende nuk është shndërruar në martesë, thashethemet kanë arritur deri në atë pikë sa po thuhet se e dashura e Kreshës tashmë është shtatzënë.

SHIKO > Tri gjërat që Robert Berisha i bënë me një vajzë para se të shkojë në krevat

E kjo gjë nuk ka mundur t’i ikë moderatores, Nora e cila derisa po lexonte disa statistika krejt në fund thotë se qytetit të Mitrovicës do t’i shtohet për 1% numri i baballarëve.

Reperi nga Mitrovica për pak çaste u pa në siklet ndonëse mundohe të shfaqej goxha i lumtur e i buzëqeshur.

Emisioni “Review” është prodhim i gazetës online “Insajderi” dhe transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 20:10.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni videon më poshtë. / © Review /