
Moderatorja e emisionit “Review”, Nora Haxha ka bërë një lëshim jo fort të qëllimshëm.
Ajo ka marrë pjesë në “Poll-in” e krijuar dje në Facebook, ku si pikë votimi janë vendosur dy presidentët shqiptar, ai nga Kosova, Hashim Thaçi dhe ai nga Shqipëria, Ilir Meta, shkruan Insajderi.
Në pyetjen e shtruar për t’i dhënë një rishikim (review) dukjes së presidentëve, kush është veshur më me stil në Japoni, Haxha me apo pa dashje është bërë pjesë e votimit.
Asaj siç duket i ka pëlqyer goxha shumë veshja e presidentit me prejardhje nga Buroja, pasi që vota e saj ka shkuar për të.

Lista që tregon se për kë ka votuar moderatorja, Nora Haxha
Episodi i ri i emisionit “Review” / Stupcat në studio
Presidenti, Thaçi në Japoni u pa i veshur në kostum elegant kryesisht me ngjyrë të zezë por me stil shumë më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim.
Në anën tjetër presidenti i shqipërisë, Ilir Meta kishte vendosur të vishej me ngjyrë pak më të hapur, duke vendosur të vishej më në gri dhe në duar kishte vendosur dorëza të bardha çka presidenti i Kosovës nuk e kishte bërë.
Deri më tani në poll kanë votuar mbi 7 mijë e 300 njerëz dhe votimi mbetet i hapur edhe për 5 orë.
Moderatoren, Nora Haxha e keni mundësinë ta ndiqni çdo të shtunë në kuadër të emisonit “Review” që transmetohet në RTV Dukagjini dhe në faqen zyrtare të portalit “Insajderi“.
/ © Insajderi /