fbpx

Moderatorja e quajti futbollistin e Kosovës “idiot”

Moderatorja e quajti futbollistin e Kosovës “idiot”

Njërës nga moderatoret më të njohura të sportit, Qëndresa Krelani, i ka ndodhur një e papritur në transmetim.

E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ajo ka treguar se si gjatë ndeshjes së Kosovës me Danimarkën, kishte lënë mikrofonin e ndezur dhe i kishte bërtitur njërit prej futbollistëve.

Ajo shprehu dje se iu drejtua me fjalën idiot njërit prej futbollistëve, të cilin me sa duket nuk e simpatizon aspak:

“Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çuni. Kishte dy shanse brenda një shansi, ta pasonte ose ta bënte vetë golin. Teksa po komentoja, mendova se e fika mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. ‘Po gjuaje o idiot’, bërtita duke menduar se e kisha fikur mikrofonin. U dëgjova live dhe doli në transmetim. Ai redaktori ma hoqi mikrofonin dhe tha: ‘U çmende?”. Më kanë ndodhur dhe raste të tjera”, tregoi Qëndresa e cila ishte e ftuar me të motrën e saj Flaka Krelani në “Xing me Ermalin”.