Moderatorja shqiptare kërkon falje pasi bullizoi vogëlushen 8-vjeçare për peshën e saj

Moderatorja shqiptare kërkon falje pasi bullizoi vogëlushen 8-vjeçare për peshën e saj

Ka disa ditë që në rrjete sociale ka qarkulluar një video e një vajze 8-vjeçare, ëndrra e së cilës është të bëhet balerinë, por që është bullizua për peshën e saj.

Vogëlushja po merr pjesë në emisionin “T’ka mami yll”, ku juria e përbërë nga Albi Nako dhe Erjona Rusi kanë bullizuar atë, e që me pas u kritikuan nga publiku.

Pas gjithë kësaj ka reaguar edhe moderatorja, Erjona Rusi në një postim në Instagram ku edhe ka kërkuar falje.

Erjola ka thënë se ata nuk kanë dashur ta lëndojë 8-vjeçaren duke pohuar që ishte batutë e gabuar.

Tutje ajo shkruan se nuk i kërkon askujt falje përveç prindërve të vogëlushes.

“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë. Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrsesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë”.

“Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet”, shkruan moderatorja në reagimin e saj të gjatë, në Instagram.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga prindërit e vajzës në fjalë./Insajderi.com