Moderatorja shqiptare me një rol filmi në Netflix?

Moderatorja shqiptare me një rol filmi në Netflix?

Moderatorja shqiptare, Fjoralba Ponari që jemi mësuar ta shohim në ekranin e Top Channel, me profesion është një dentiste, njofton Insajderi.

E kjo larmi profesionesh, duket se po zgjerohet edhe në fushën e aktrimit, sipas disa postimeve që ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Para pak ditësh, ajo publikoi një postim ku shkruante, “Po sikur ta tentojmë njëherë edhe nga aktrimi?”, gjë që ngacmoi jo pak kuriozitetin e ndjekësve të saj.

Në një sesion pyetjesh përgjigjesh që realizoi gjatë ditës së djeshme në Instagram, adhuruesit e saj shfrytëzuan rastin që të zbulonin paksa planet që ka moderatorja.

“Kur do bëhesh aktore?”, ka pyetur një ndjekës, ndërsa Ponari ka sqaruar gjithçka: “Bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar (sigurisht rol i vogël), por uroj që pandemia të mos na i presë ëndrrat në mes!”

Ndërkohë një tjetër përdorues i rrjetit Instagram, supozoi se moderatoren do ta shohim në një film turk, ndërkaq Ponari zbuloi edhe një tjetër detaj.

“Fillove dhe ti me telenovelat turke?”, por moderatorja iu përgjigj: “Jo! Netflix baby”.

Vetëm kaq u bë e ditur nga ana e moderatores, e cila me shumë gjasë do të na zbulojë ende më shumë detaje së shpejti. /Insajderi.com

No description available.

No description available.