
Aktorja e humorit dhe moderatorja, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka edhe një vajzë.
Rudina kishte tre vite e martuar me bashkëshortin e saj , me të cilin celebroi dashurinë në martesë në qershor të vitit 2016.
MOS E HUMBISNI > Kështu e nxori jashtë diskotekës motrën e vet, Ermal Fejzullahu!
Por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.Prej kohësh aktorja nuk publikonte foto në rrjete sociale me bashkëshortin, dhe fotot e saj me Aleksin janë të shumë kohëve më parë.
Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me ‘qerosin’ e saj. Prej një viti Rudina nuk ka as edhe një foto me bashkëshortin e saj në rrjete sociale./dosja
Review me Ermal Fejzullahun / Tregon rastin se si e kishte çarë kokën