Moderatorja shqiptare nuk i shpëtoi COVID-19 – tregon në detaje simptomat e para

Moderatorja shqiptare nuk i shpëtoi COVID-19 – tregon në detaje simptomat e para

Nga shumë emra të industrisë së argëtimit që u infektuan me virusin vdekjeprurës, është edhe Jonida Shehu, njofton Insajderi.

Muaj më parë ajo la përfundimisht “Top Channel” për të vazhduar rrugëtimin e saj në një tjetër televizion vendor.

Ditën e sotme, ajo zbuloi se ka rezultuar pozitive dhe i është nënshtruar vetë-izolimit dy javor, sic edhe kërkon protokolli i Coronavirus-it.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo tregoi se simptomat e para – rëndom si edhe te të tjerët – filluan me dhimbje shpatullash, të shpinës dhe kokës. Më pas atë e kaploi edhe temperatura.

Në fund, ajo thotë se për sa kohë të jetë e izoluar nuk do të shfaqet në ekran, për të marrë të gjithë kohën në rikuperimin nga sëmundja.

“Sot rezultova Pozitiv per Sars Cov 2. Nisi si nje dhimbje shpatullash dhe shpine,sot kaloi si dhimbje koke dhe pak temperature. Nuk do te jem ne ekran,as ne televizion ditet ne vazhdim. Po nis edhe une karantinen 2 javore,me uroni fat. Love you all. Shihemi shpejt”, shkruan Jonida në një postim. /Insajderi.com