Moderatorja shqiptare pas ndërhyrjes estetike: “Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç!”

Moderatorja shqiptare pas ndërhyrjes estetike: “Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç!”

Një prej emrave më të njohur të ekranit shqipar Sara Kolami ka bërë një ndryshim në pamjen saj, njofton Insajderi.

Moderatoren dhe aktoren e humorit së fundmi e kemi parë në segmentin parodi të “Për‘puthen” në “Portokalli” me titullin “Për’thithen”.

Më anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka treguar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në hundë, të cilën po e priste që kur ishte 13 vjeçare.

Në fakt kjo nuk është ndërhyrja e parë në hundë për moderatoren. Kur ishte rreh katër, pesë vjeçare ajo pësoi një aksident që e la atë me dëmtime serioze në hundë.

Dëmtimi i solli asaj deformitet në hundën që akoma nuk ishte formuar, dhe aso kohë kirurgu që kishte kryer operimin e parë, i kishte paralajmëruar prindërit e saj, se në moshë madhore asaj do i duhej edhe një tjetër ndërhyrje.

“Kjo dëshirë nisi me një aksident të papritur që më ndodhi rreth moshës 4-5 vjeç i cili deformoi hundën time fëminore dhe më krijoi probleme në frymëmarrje. Edhe pse asokohe u krye një ndërhyrje aspak e lehtë,kirurgu vuri në dijeni prindërit e mi se në moshë adulte do të nevojitej një ndërhyrje tjetër. Vitet kalonin dhe nevoja dhe dëshira rritej për ta kryer këtë ndërhyrje,por nuk mund ta merja këtë vendim pa gjetur klinikën dhe mjekun e duhur!”, shkroi ajo.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Sara Kolamit në Instagram. /Insajderi.com