Moderatorja shqiptare ri-infektohet me COVID-19

Moderatorja shqiptare ri-infektohet me COVID-19

Moderatorja e “Top Channel”, Fjoralba Ponari është ri-infektuar me virusin COVID-19, dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

Ajo ka ndarë një fotografi të testit që tregon se është pozitive ku shkruan, “Pyetje: Sa janë shanset nga 0 në Fjoralbë të ri-infektohesh me Covid-19?”

Ponari nuk ka ndarë më tej gjendjen e saj mjekësore pas ri-infektimit, dhe akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me emisionin e saj që ka pak javë që ka nisur, “Më thuaj një dëshirë”. /Insajderi.com