Moderatorja shqiptare tregon se dikush i vodhi pasqyrën e makinës

Moderatorja shqiptare tregon se dikush i vodhi pasqyrën e makinës

Kur Dojna Mema shkoi tek makina e saj sot, vërejti se pasqyra e makinës së saj, nuk ishte më.

Moderatorja kishte mbetur pa fjalë, teksa nxori telefonin të kyçet në Instagram për ta ndarë me ndjekësit e saj, njofton Insajderi.

“Uh, sa bukur. Nuk di domethënë në çfarë nivelesh kemi arritur si shoqëri”, dëgjohet të thotë moderatorja ndër të tjera. “Fundjavë të mbarë!”, ka shkruar Dojna, duke treguar pasqyrën e copëtuar.

E njëri nga ndjekësit, pati në arsyetim për këto që dëmtoi makinën e saj.

“Po i është dashur ndonjë hallexhiu, kush e di si e ka patur hallin, se kot s’e ka marrë”, i ka shkruar ndjekësi Dojnës.

“E mo varja. Herë tjetër po i lë hapur derën e shtëpisë të vjedhi se gjynah, hallexhi”, ia ka kthyer moderatorja. /Insajderi.com