Mohikani i fundit iku në një tjetër botë – Dedikimi prekës i Adem Mikullovcit për Leze Qenën

Mohikani i fundit iku në një tjetër botë – Dedikimi prekës i Adem Mikullovcit për Leze Qenën

Sot, 15 shtator, në orën e parë të mëngjesit – ka ndërruar jetë aktori i madh, Adem Mikullovci.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë bashkëshortja e tij në profilin e saj në Facebook, njofton Insajderi.

“Sonte pas mesnatës, në ora 00:20 minuta, ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, Adem Mikullovci. Për informata të tjera dhe ceremoninë e varrimit, do të lajmëroheni me kohë”, shkruan Lumnije Mikullovci.

Para gjashtë muajsh, aktori i dha lamtumirën e fundit koleges e mikes së tij Leze Qenës.

HUMOR ADEM MIKULLOVCI LEZE QENA - YouTube

Ai me plot emocion kujtoi takimin e fundit me të ndjerën, duke treguar se sa shumë kishin qeshur me faktin se si kishin mbetur dy Mohikanët e fundit.

“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”.. Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett.. Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat…. Teatri i jonë Leze-u mbyll”, kishte shkruar Mikullovci. /Insajderi.com