Momentalisht jashtë “Për’puthen”, Ana i nënshtrohet një ndërhyrjeje estetike

Momentalisht jashtë “Për’puthen”, Ana i nënshtrohet një ndërhyrjeje estetike

Ana Lleshi një nga konkurrentet më të diskutuara brenda formatit “Për’puthen” vazhdon të jetë e pezulluar nga programi, njofton Insajderi.

Por këtë kohë, konkurrentja e ka shfrytëzuar për të bërë një ndryshim estetik në fytyrën e saj. Një nga klinikat estetike në Shqipëri, ka prezantuar një klip marketingu, që tregon Anën.

Ajo aty tregon se po bëhet gati për një rinoplasti, ku në video shfaqen edhe disa pamje nga kontrollet për rimodelimin e hundës.

Në fund fare, ajo tregon se nuk ka frikë teksa bëhet gati të shtrihet në tavolinën kirurgjike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klinika Dermolife (@dermolife_al)

Kujtojmë se e gjithë historia mes Anës dhe konkurrentit tjetër Arjon Lulit, është bërë shkak që ajo të pezullohet nga programi. Teksa produksioni të marrë një vendim përfundimtar, ajo momentalisht po merr veten nga ndërhyrja. /Insajderi.com