2020 nuk ka qenë viti i Ellen DeGeneres!
Ajo është përballur me të gjitha llojet e kritikave për një shumëllojshmëri të sjelljeve, të tilla si ankesa saj se është karantinuar në vilën e saj supe-luksoze, tejet kërkuese dhe e pandjeshme me stafin gjatë xhirimeve, duke i trajtuar punonjësit dobët, dhe tani, të njëjtat akuza po vijnë nga anëtarët e audiencës së saj. Rezulton se të qenit anëtar i audiencës në The Ellen DeGeneres Shoë mund të mos jetë aq argëtuese sa duket.
Specifikisht, një incident është ri-aktualizuar, e aso kohe kur kishte ndodhur njerëzit vetëm kishin qeshur. Por në mes gjithë këtyre kritikave, ky incident thekson edhe më tepër se Ellen është thjesht e poshtër, njofton Insajderi.
Në një incident që ndodhi pak më parë, Ellen vendosi një tavolinë para studios së saj për të “parë se sa i sinqertë ishte audienca”. Ajo tregoi mallrat e Ellen dhe u tha anëtarëve të audiencës se lejoheshin të merrnin vetëm nga një send, pa asnjë kosto.
Ndërsa ngjarja dukej si një dhuratë, qëllimi ishte në të vërtetë pak më i gabuar. Ellen shprehet qartë që ajo dëshironte të kapte ndonjërin teksa then rregullin. Me fjalë të tjera, ajo ishte në kërkim të njerëzve që t’i ekspozonte.
Ellen tha që shumica e anëtarëve të saj të audiencës atë ditë në fakt i janë përmbajtur udhëzimeve dhe morën vetëm një artikull secili. Sidoqoftë, ajo turpëroi publikisht një anëtare të audiencës që nuk iu përmbajt rregullave.
Ajo kishte vënë kamera kudo, dhe një nga anëtaret e audiencës së saj u filmuau teksa merrte më shumë se një artikull. Po këtë klip, Ellen e prezantoi gjatë shfaqjes së saj, që e gjithë bota ta shihte, pa lejen e asaj gruaje.
Edhe mënyra se si Ellen i qasej shikueset së saj, nënkuptonte se ajo vjedh vazhdimisht edhe gjatë përditshmërisë së saj – ndërkohë që gruaja vetëm buzëqeshte në siklet.
Sikur ky poshtërimi publik nuk ishte i mjaftueshëm, Ellen atëherë kërkon që anëtarja e audiencës të zhvendoset nga vendi i saj dhe të ulet në “burgun Ellen”. Anëtarja e audiencës zhvendoset në një vend të spikatur në pjesën e përparme të grupit, duke siguruar që të gjithë mund ta shohin atë në çdo kohë. Ellen u shfaq duke kënaqur me poshtërimin publik të fansave të saj. /Insajderi.com
Burimi: Film Daily