
Monica Belluci ishte joshur nga agjenti sekret James Bond gjatë shfaqjes së personazhit të saj në filmin e fundit “Specte”.
Por kësaj radhe ishte ajo e cila vëri në punë sharmin e saj të parezistueshëm përderisa po e përmbushte rolin e saj prestigjioz si udhëheqëse e ceremonisë në Festivalin e 70-të të Filmit në Kanë, gjatë ceremonisë së hapjes të mërkurën mbrëma, shkruan Daily Mail.
Aktorja dhe modelja italiane, 52 vjeçare, argëtoi mysafirët brenda Pallatit të Festivaleve dhe Kongreseve duke e pushur me pasion bashkë-udhëheqësin, komedianin francez Alex Lutz.
Duke vendosur dorën e saj mbi fytyrën e tij, Monica u përkul mbi 38-vjeçarin duke i dhënë një puthje para premierës së natës hapëse të filmit të ri “Ismael Ghost”.
Ajo veçse kishte marrë vëmendjen, edhe para kësaj puthjeje, me veshjen e saj madhështore – një fustan delikat nga Dior.