NEWBORN, skulpturës simbol të pavarësisë së shtetit të Kosovës, i është vendosur bazamenti dhe ndriçimi. Ky " />
NEWBORN N’platformë

Monumenti NEWBORN bëhet me bazament dhe ndriçim

Fisnik Ismaili për Gazetën Online Insajderi: Ky është një propozim i dhënë qysh në fillim kur është krijuar monumenti NEWBORN.

Monumenti NEWBORN bëhet me bazament dhe ndriçim

Monumentit NEWBORN, skulpturës simbol të pavarësisë së shtetit të Kosovës, i është vendosur bazamenti dhe ndriçimi.

Ky monument i dizajnuar nga Fisnik Ismaili, karakteristikë ka ndryshimin e dizajnit për secilin vit. Megjithatë, këtë vit për dallim prej viteve tjera i është shtuar një bazamenti dhe ndriçimi, për herë të parë.

Ideja për këtë ndërhyrje sipas Ismailit, krijuesit të këtij monumenti, daton që prej fillimit të krijimit të saj, mirëpo vetëm tash është realizuar.

“Ky është një propozim i dhënë qysh në fillim kur është krijuar monumenti NEWBORN, t’i bëhet një bazament në të cilin ka me u vendosë ndriçimi adekuat edhe ka me qenë hapësira që e shënon vendin e monumentit,” tregon Ismaili për Gazetën Online Insajderi.

Bazamenti në fjalë, nuk përbën ndonjë ndryshim sa i përket dizajnit të këtij monumenti.

“Ndryshime madhore nuk ka. Bazamenti është një pllakë betoni e vendosur 3 metra para dhe 3 metra më djathtas se vendi aktual i monumentit, për të liruar hapësirën para Pallatit të Rinisë,” vazhdon Ismaili.

Bazamenti dhe ndriçimi i NEWBORN është nismë e Komunës së Prishtinës e cila edhe e financon dhe e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, e propozuar nga vetë ideatori i skulpturës, Fisnik Ismaili.

Përndryshe, monumenti NEWBORN është skulpturë tipografike e cila u vendos përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve më 17 shkurt 2008, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas konceptit artistik, ngjyrat dhe dizajni i këtij monumenti ndryshohen secilin vit, në përvjetorin e pavarësisë.

Herën e parë, me rastin e  promovimit, shkronjat e skulpturës ishin të ngjyrosura me ngjyrë të verdhë të hapur, të kombinuar me banderola të katërta, si referencë për flamurin e shtetit të ri të sapokrijuar.

NEWBORN Monument.jpg

Mbi sfondin e verdhë mijëra njerëz lanë nënshkrimet e tyre dhe skulptura u bë një atraksion turistik.

Pak kohë më pas skulptura u bë edhe pjesë e videoklipit të Rita Orës “Shine Ya Light“.

Rita Ora - Rita Ora Photos - Rita Ora Films a Music Video in ...

Më pas ngjyra e verdhë u zëvendësua më flamujt e të gjitha shteteve që kishin njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë viteve, imazhi u transformua krahas ngjarjeve kombëtare, dizajnëve artistike kontemporane, temave ambientaliste e deri tek transformimi i fundit që kishte për subjekt solidarizimin e viktimave të dhunës seksuale./Insajderi.com