Morena Taraku guxon sërish, këtë herë i befason të gjithë me pamjen e re

Morena Taraku guxon sërish, këtë herë i befason të gjithë me pamjen e re

Morena Taraku është një nga personazhet e njohur që ka ndryshuar më shpesh ‘look’. Ajo nuk i ka qëndruar asnjëherë besnike të njëjtës pamje, duke eksperimentuar gjithmonë me flokët e saj, sidomos me ngjyrat.

Por së fundmi ajo i ka befasur të gjithë duke u shfaqur ndryshe nga çdo herë tjetër. Këngëtarja i ka prerë flokët shkurt, duke ju bashkuar të gjitha vajzave të njohura që kanë ndjekur këtë trend.

Morena ka publikuar një video me ‘look-un’ e ri dhe pavarësisht se ndryshimi është drastik ajo duket bukur edhe në këtë formë.

Këngëtarja prej vitesh ka zgjedhur që t’i mbajë flokët shumë të gjatë, ndaj ky mund të konsiderohet si eksperimenti më i guximshëm i saj. Ky ndryshim mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë projekti të ri që Taraku mund të ketë, ndaj pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.