![“Mos, ke heq brinjët”, fansat të shokuar nga fotot e Kejvinës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/11/640-0-5b1658bc51545-730x440.jpg)
Kejvina Kthella është ndër bukuroshet shqiptare më të komentuara në rrjetet sociale.
Së fundmi e angazhuar në “Dance With Me” modelja po fiton akoma më shumë fansa.
Por me foton e publikuar së fundmi në Instagram fansat janë habitur nga beli gati mikroskopik i Kejvinës.
Madje njëri prej komentuesve dyshon se modelja mund të ketë hequr brinjët siç kanë bërë shumë prej kolegeve të saj për të holluar sa më shumë belin.
Por Kejvina nuk ka asnjë koment për këtë.