Bes Kallaku, një komedian i dashur dhe i ndjekur nga shumë, nuk humbet asnjëherë rastin e artë pët t’u tallur me dikë – këtu nuk bën përjashtim as bashkëshortja e tij, Xhensila.
Këngëtarja ishte rahatuar për shtatë palë qejfe në divanin e shtëpisë dhe po ndiqte një dokumentar që hulumton për vdekjen misterioze të Elisa Lam, studentja 21-vjeçare kanadeze e cila u zhduk në vitin 2013 në Hotel Cecil në qendër të Los Anxhelosit ndërsa po udhëtonte nëpër ShBA, njofton Insajderi.
Vdekja e saj është ende një mister, dhe dokumentari si produksion është i tillë që ngjall kureshtje dhe suspansë.
Dhe ishte ky moment – kur po flitej se si Santiago Lopez zbuloi trupin e saj në një rezervuar uji në çatinë e hotelit – që Besi futet në dhomë se frikëson Xhensilën e cila bërtet.
Morali i gjithë ngjarjes është që nëse edhe ju në shtëpi keni një hokatar si Besi, shqyrtojeni mundësinë që të ndiqni të vetëm dokumentarin misterioz. /Insajderi.com