Mos ndoshta Mbretëresha Elizabetë dhe Princi Uilliam nuk dinë gjë për pandeminë?

Mos ndoshta Mbretëresha Elizabetë dhe Princi Uilliam nuk dinë gjë për pandeminë?

Deri më tani, pothuajse të gjithë e dinë që maskat janë të domosdoshme dhe ato duhet vënë për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Por duket se familja mbretërore ‘nuk çajnë kokën’ për pandeminë ose të japin një shembull të mirë për miliona njerëz që ata përfaqësojnë ose ata që janë entuziastë të familjes mbretërore, njofton Insajderi.

Gjatë daljes së parë publike të Mbretëreshës Elizabetë që nga marsi, asaj iu bashkua Princi Uilliam dhe një ekzekutiv nga “Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes” (Dstl) për të “parë shfaqjet e armëve dhe taktikat e përdorura në kundër-inteligjencë” dhe për të takuar 48 anëtarë të stafit në laborator.

Kuptohet që njerëzit po flasin për faktin si ata nuk mbanin maskë. Në fakt, asnjë person në foton e mësipërme nuk kishte maskë!

Sipas një zëdhënësi të Pallatit Buckingham, “këshillat specifike janë kërkuar nga familja dhe palët përkatëse, dhe të gjitha masat e nevojshme paraprake të marra, duke punuar ngushtë me Dstl”. Dhe sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, maskat duhet të mbahen brenda dhe kur “distancimi shoqëror mund të jetë i vështirë dhe ku do të bini në kontakt me njerëz që normalisht nuk i takoni”.

E thënë gjithë kjo, është ndoshta e sigurt të supozohet se mbretërit nuk ndër-veprojnë me këta njerëz rregullisht. Dhe për një institucion që supozohet se ka të bëjë me udhëheqjen duke dhënë shembull, kjo është një mënyrë e keqe për ta bërë atë. Siç e thanë kritikët e modës Tom dhe Lorenzo, “Nuk ka rëndësi, ju e bëni për respekt të të tjerëve dhe për të dhënë një shembull”.

Një qytetare e shqetësuar shkroi në Twitter, “Pse Mbretëresha jonë nuk vuri një maskë? Do të kishte treguar pak kujdes dhe ndjeshmëri për ne qytetarët e saj, kur e vërteta e zymtë është se ata janë kaq larg nesh!!”

Me shpresë që familja mbretërore herën tjetër do të paraqiten në publik me maska në fytyrë, ju mos harroni maskën çdo ditë dhe mbani distancën. /Insajderi.com

Burimi: Cosmopolitan