Motra e Dua Lipës publikon fotografi me të dashurin?

Motra e Dua Lipës publikon fotografi me të dashurin?

Këngëtarja, Dua Lipa ka disa vite që është në lidhje me modelin, Anwar Hadid.

Mirëpo, tashmë vëllai i motrave Hadidi duket që nuk është dhëndëri i vetëm në familjen Lipa.

E gjithë kjo pasi në media është duke u përfolur se edhe motra e saj, Rina e ka gjetur dashurinë.

Kjo për arsye se ajo ka publikuar disa fotografi me një djalë të cilit më sa duket i ka uruar 21 vjetorin e lindjes madje i ka dhuruar edhe një përqafim.

Tashmë është duke u aluduar se Angelo është i dashuri i Rina Lipës dhe dhëndri i dytë në familjen e këngëtares, Dua Lipa.

Anwar është tre vjet më i ri se Dua dhe është vëllai i manekineve të njohura Bella dhe Gigi Hadid./Insajdri.com