Emri i saj tashmë ka nisur të përhapet kudo në botë, krejt kjo falë mrekullisë që veç duart e saj dinë ta bëjnë e që fytyra e secilit person të duket jashtëzakonisht bukur.
Fjala është për artisten profesionale të ‘make up-it’, Dafina Neziri e cila njëherësh përkujdeset për dukjen e shumë yjeve me emër në Kosovë, përfshirë këtu edhe Dafina Zeqirin, shkruan Insajderi.
Neziri përkujdeset edhe për dukjen e moderatores së emisionit “Review”, Nora Haxha të cilës nuk i mungon asnjëherë sharmi përballë ekranit televiziv.
Këtë të mërkurë, ajo ka nxjerrë në “Instagram” dy imazhe të moderatores, Haxha ku shihet një punë e mrekullueshme e make-up artistes e cila është komentuar edhe nga faqja zyrtare në instagram e kozmetikës së yllit botëror, Kylie Jenner e që ka mbi 23-milionë ndjekës nga mbarë bota.
Për ju që nuk e dini, “Kryolan Kosova Dafine Neziri” gjendet në këtë adresë: Bashkim Fehmiu C2 Arberia 3 Prishtinë, 10000
/ © Insajderi /
Videoklipi ‘alla On Records’ i Taynës dhe Mozzikut