
Motra e Meghan Markle, me të cilën dukesha nuk ka asnjë kontakt, ka lëshuar një tjetër sulm duke deklaruar se martesa e saj me princin Harry do të përfundojë me divorc, nëse ata të dy nuk i nënshtrohen një terapie këshilluese, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
Samantha Markle, sugjeroi se princi vetëm ka filluar ta vë në pikëpyetje martesën, dhe parashikoi se e gjitha do të shkatërrohet në momentin që ai të distancohet nga bashkëshortja e tij.
Samantha, e cila ka akuzuar Meghan për ‘çrregullim narcisist të personalitetit’, gjithashtu pretendoi se ajo ‘i bëri shumë dëm babait të tyre Thomas Markle dhe i bëri thirrje motrës së saj që t’i kërkojë falje publike atij. /Insajderi.com