Motra më e ‘varfër’ klanit Kardashian–Jenner është e vetmja me një karrierë të vërtetë

Motrat Kardashian-Jenner, janë fantastike në marketingun vetvetes dhe përkthejnë popullaritetin e tyre në linja produktesh fitimprurëse dhe sponsorizime në Instagram. Ato janë standardi i artë kur bëhet fjalë për "ndikuesit e mediave sociale", njofton Insajderi.

Motra më e ‘varfër’ klanit Kardashian–Jenner është e vetmja me një karrierë të vërtetë

Ndërkohë, motra më e varfër Kardashian-Jenner gjithashtu ndodh të jetë e vetmja me një karrierë të vërtetë. Si ndodhi?

Kendall Jenner ka vlerën neto më të ulët, por është njëkohësisht supermodelja më e paguar.

Shumica e njerëzve do të donin të kishin një vlerë neto prej 18 milion dollarësh, por kur bëhet fjalë për fisin Kar-Jenner, kjo është pothuajse asgjë. Kendall Jenner është një supermodele dhe ishte modelja më e paguar e vitit 2018, njoftoi Business Insider, transmeton Insajderi. Por kjo nuk mjafton që të kalojë motrat e saj tejet të suksesshme financiarisht.

Burime të ndryshme raportojnë numra të ndryshëm për vlerën neto të Kendall, me disa që vlerësojnë pasurinë e saj aktuale më afër 45 milionë dollarëve. Kjo është akoma më pak se motra më e pasur, Kylie, por të paktën do ta përafronte atë me motrat tjera.

Nëse fama i ndihmon motrat të fitojnë para, atëherë ka kuptim pse Kendall ka më së paku. Për shkak se Kendall gjithmonë ka qenë më hezituese të ndajë detajet e jetës së saj personale, ajo ka më pak ndjekës në media sociale dhe për këtë arsye më pak mundësi për të fituar para ashtu siç bëjnë motrat e saj.

Sidoqoftë, ajo nuk qëndron dobët financiarisht pavarësisht se është “më e varfra”, kështu që mos u ndjeni keq për Kendall.