Kendall Jenner u zotua të “mos fliste kurrë” me Kylie Jenner pas përleshjes eksplozive në episodin e së enjtes në “Keeping Up With the Kardashians” të episodit të E!, njofton Insajderi.
Tensionet filluan së pari kur Kylie huazoi veshjen e motrës së saj Kourtney Kardashian për një mbrëmje familjare në Palm Springs, California. Kendall ishte e tërbuar, pasi që po planifikonte ta vishte.
“Të gjithë përkulen para Kylie dhe e lejojnë të veshë çfarëdo që ajo dëshiron”, u ankua supermodelja, duke i thënë më vonë motrës së saj se ajo “ma shkatërroi natën”.
Më vonë gjatë një rrëfimi, Kylie thotë se nuk e di çfarë po ndodhë. “Nuk e dija që veshja ishte caktuar për Kendall, ose ndoshta edhe nuk ishte”, tha ajo, duke shtuar, “Por unë kisha me vete një bluzë të madhe dhe një palë bikini, kështu që kjo ishte me të vërtetë e vetmja gjë që mund të vishja”.
Pas mbrëmjes, familja u ndanë për tu kthyer në shtëpi dhe Kendall shkoi me motrën e saj në makinë.
Kur Kendall deshi t’i tregojë shoferit të Kylie adresën ku duhej ta dërgonte, kjo e fundit reagoi, “Pse të të dërgoj në shtëpi Kendall? Nuk do i bi nga qyteti që të të dërgojë në shtëpi”.
Shikuesit më pas dëgjuan përleshjën nga telefoni i Kim që ishte në makinë me Kris, Khloe dhe Kourtney.
“Askush nuk premtoi se do të të dërgoja në shtëpi!” Kylie i tha Kendall, e cila u përgjigj duke thënë, “Ti më premtove!”
Më pas ajo kishte dalë nga makina dhe u bashkua me pjesën tjetër të familjes, ku u tregoi se ato ishin përleshur edhe fizikisht, kur Kylie kishte iniciuar goditjen e parë, madje i kishte vënë takën e këpucëve në qafë.
“Fakti që motra ime, gjaku im, po reagonte në atë mënyrë – është kaq shqetësuese”, thotë ajo. /Insajderi.com
Burimi: Insider