Motrat Koçi thumbojnë këngëtarët shqiptarë

Motrat Koçi thumbojnë këngëtarët shqiptarë

Greta dhe Eni Koçi kanë thumbuar shumë këngëtarë pa përmendur emra, saktësisht në çështjen e klikimeve të tyre.

Gjatë një Instastory të postuar nga të dyja ato kanë krahasuar klikimet e Madonnës dhe Malumës ku për 1 orë kanë arritur 3 milion klikime ndërsa këngëtarët shqiptarë arrijnë edhe më shumë.

“Shikojeniiiii se cbehet dy nga emrat me me influence ne bote kapin 3 milion klikime per 1 dite. Ne shqiperi 3 milioon i kapin per 1 ore. Duhet ti mesojme kete madonen dhe malumen se si blihen klikimet fallco se po me vjen gjynah shume”, ka shkruajtur Greta.

Ndërsa Eni shkruajti, “3M per 24h Madona ft Maluma, Po cfare jane Maluma dhe Madona perpara 1shave te Shqiperise. Ketej nga ne kapen per 1 ore”.