Ndonëse të ndarë, Mozzik dhe Loredana konsiderojnë njëri tjetrit si ndër personat më të vecantë në jetën e tyre. Ata ndanë disa vjet bashkë, ndanë muzikën bashkë, ndanë sfidat dhe triumfet bashkë, e të gjitha këto duke rritur një vogëlushe që quhet Hana, njofton Insajderi.
U përfol për një bashkëpnim mes dyshes, që muajt e fundit u panë shumë shpesh bashkë. Para pak javësh “Prive” zbuloi se bëhej fjalë për një dokumentar mbi jetën e reperes, që konfirmoi se ky ishte bashkëpunimi i tyre.
Loredana në dy vjetët që u bë e njohur për publikun shqiptar, pati një jetë jo pak të diskutuar. Lidhja me Mozzik, lindja e Hanës, ndarja nga reperi, publikimi të shumta të këngëve, rasti për zhvatjen e çifti zviceran, marrëveshja mes tyre, e bënë Loredanën kryefjalë në titujt e shumë tabloideve vendore, gjermane e zvicerane.
Dokumentari i artistes është një mënyrë që ajo të shfaq veten në një dritë tjetër, të shfaqë atë që nuk mund ta thotë në një intervistë sado e gjatë të jetë.
Ditën e sotme, Loredana ka publikuar klipin prezantues të dokumentarit, i cili do të ketë 4 pjesë, me të parin që do të transmetohet në datën 25 nëntor.
Gjatë klipit, edhe Mozzik shfaqet në një sekuencë të shkurtër, shumë i emocionuar teksa thotë: “Po më bën të qaj”, e më pas ai fshin lotët në sy.
Pjesë e dokumentarit duket se do të jenë bashkëpunëtorët e Loredanës, kolegë të saj, miq, familjarë, vajza Hana dhe sigurisht vetë reperja, që do të rrëfejë shumë detaje nga karriera e jo vetëm.
“Thjesht nuk është e mundur të shpjegosh dy vjetët e fundit të jetës në një intervistë, por t’i përshkruash ato me foto po. Ky është trailer-i për dokumentarin tim me 4 pjesë që kam xhiruar me “Spotify” për më shumë se një vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por ai sapo ka filluar”, shkruan Loredana në postimin e Instagram-it.
Në ndërkohër, fansat janë në pritje të albumit të ri të Loredanës, i cili do edhe pak javë të publikohet. “Medusa” vjen si rikthim i reperes, që publikohet muajin e ardhshëm. /Insajderi.com
View this post on Instagram