Mozzik dhe Loredana martohen në fshehtësi të plotë

Mozzik dhe Loredana martohen në fshehtësi të plotë

Dyshja e njohur e muzikës Mozzik dhe Loredana janë bërë sot prindër për herë të parë. Loredana ka sjellë në jetë fëmijën e parë, vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.

Mirëpo ky nuk është gëzimi i vetëm i çiftit të famshëm, Loredana dhe Mozzik qenkan martuar dhe reperi sapo e zbuloi në foton e postuar.

Ai ka postuar një foto ku dora e tij është e kapur me atë të Loredanës teksa ndodhet e shtruar në spital. Por ajo që bie në sy është shiriti tek dora e reperes me emrin dhe mbiemrin e saj. Ne e kemi njohur me mbiemrin Zefi, por sot ajo mban mbiemrin e bashkëshortit të saj, Aliu.