Dyshja që po bëjnë bujë më së shumti në rrjet për jetën profesionalë por edhe për atë privatë janë padyshim Mozzik dhe Loredana, shkruan Insajderi.
Ata në rrjete sociale tashmë po ndajnë postime të shumta, pasi bënë të ditur ribashkimin e tyre dhe për asnjë moment nuk po ndahen nga njëri tjetri.
Ndërkaq, rep-artistët kanë bërë të ditur se së shpejti do të lansojnë këngën e tyre të radhës.
Lajmin e kanë bërë të ditur Mozzik përmes një postimi në Instagram, derisa u shfaqën së bashku.
“Oh digga” mban titullin prodhimtaria muzikore, që do të lansohet të enjten.
Në anën tjetër, “Rosenkreig” është hiti tyre i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e tyre.
Ata kanë paralajmëruar edhe lansimin e një albumi./Insajderi.com