Mozzik e nisi ditën me hitin e këngëtares së njohur shqiptare

Mozzik e nisi ditën me hitin e këngëtares së njohur shqiptare

Mozzik është shumë aktiv me postime të reja në rrjete sociale, ku njofton fansat për çdo gjë rreth tij.

Ditën e sotme, reperi e nisi duke dëgjuar një nga hitet e Era Istrefit, e që ishte kënga me titull “13”, të cilën e kishte publikuar në fillimet e karrierës së saj.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Mozzik është “Dhelpër Dinake”, me të cilën ka marrë mbi 4 milionë klikime.