
Reperi, Mozzik, në emission “Shiko kush Luan” ka dhënë deklarata në lidhje me ish partneren e tij Loredana.
Mozzik është shprehur se gjithmonë do ruajë një lidhje të fortë me reperen pasi ato i bashkon vogëlushja Hana. Po ashtu ai ka treguar se Loredana është e vetmja femër që ai ka marrë seriozisht dhe se është dashuria e tij më e fortë. Gjatë emisionit, Mozzik ka zbuluar dhe si ndihet në këtë periudhë të jetës së tij, pas ndarjes nga Loredana dhe gjithçkaje tjetë.
Gjatë rubrikës ‘Thuaje ose haje’, Mozzikut i është drejtuar një pyetje e tillë nga i vëllai, Getinjo (i cili ishte po ashtu i ftuar): ‘Mozzik, le të themi që jeta jote nuk është aspak e mërzitshme, si po e përjeton gjithë këtë situatë?”.
Reperi ka treguar se pavarësisht të gjithave, ndihet mirë, ndihet i lumtur me jetën e tij. ‘Cdo person ka ulje-ngritje në jetë besoj, por jeta ime është për momentin e lumtur, jam i lumtur”, është shprehur Mozzik. Ndonëse është përgjigjur, ai sërish ka preferuar të përlyhet i gjithi me tortë fytyrës.