Mozzik ironizon me deklaratën “S’ka virus”

Mozzik ironizon me deklaratën “S’ka virus”

Si duket njerëzimi janë ndarë në dy tabore; ata që nuk besojnë se coronvairus-i ekziston, dhe ata që besojnë, e nisur nga një postim i fundit i reperit në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik bie në këtë të dytin.

Një nga videot që është bërë virale në internet, është një pjesë e shkëputur nga një intervistë e Labinot Tahirit gjatë një proteste artistësh, ku thotë “S’ka virus”, dhe një mori njerëz e duartrokasin e dikush dëgjohet të thotë, “Bravo Lab”.

Pikërisht këtij ‘skenari’ iu përmbajt Mozzik, vetëm me një ndryshim të vogël.

Në videon e ndarë në rrjetin e tij social Instagram, ai thotë “Ka virus”, merr një maskë dhe e vendos në fytyrë, e disa të tjerë duartrokasin e brohorasin “Bravo Moz”.

Në përshkrimin e videos së ndarë ai shkruan, “Covid 19 e kemi kudo , iu lutem të gjithëve të mbani maskat! Respektoni rregullat ! Edhe njëherë KA VIRUS”.

Më poshtë postimi i plotë i reperit. /Insajderi.com