Mozzik iu mbanë ‘ders’ gazetarëve, iu tregon se çfarë duhet të bëjnë tani

Mozzik iu mbanë ‘ders’ gazetarëve, iu tregon se çfarë duhet të bëjnë tani

Bashkëshorti i Loredanës, Mozzik, ka folur në konferencën e sotme për media pas skandalit dhe akuzave të çiftit zviceran se Loredana me vëllain e saj ua kishin marrë atyre rreth 1 milion franga.

Mozzik u ka treguar gazetarëve se çfarë duhet të bëjnë tash që e kanë Loredanën përballë.

“Ju kisha lutë mediave, ju ma mirë është me e qitë sot një lajm që Loredana është tu e ba një videoklip dhe një kangë të re që është shumë e mirë, sesa me u marrë me këtë çështje ma. Se mu ka duk shumë e tepërt se çpërthyt aq shumë pa e dite çka ka ndodhë, ku qëndron e vërteta, kështu që sot e keni Loredanën këtu, avokatat e saj”, ka thënë Mozzik.

Nëse akuzat për mashtrim, zhvatje, kërcënim e detyrim vërtetohen në gjykatë, atëherë Loredana rrezikon deri në 5 vjet burgim.

Një dënim i rëndë mund ta pret edhe Mozzik-un. /Insajderi.com