
Ngjarja tragjike e vrasjes se 18 vjecares në Ferizaj ka tronditur gjithë Kosovën.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe reperi i njohur shqiptar, Mozzik, i cili ka komentuar vrasjen në qytetin e tij.
Mozzik me një status të publikuar në InstaStory i shprehi ngushëllime familjes, teksa kërkoi nga autoritetet dënimin më të madhe për vrasësin.
“Ngushëllime familjes! Vrasja e 18-vjeçares na tronditi të gjithëve…e ndjera pushoftë në paqe! Rast i rëndë shumë i rëndë…Zoti i forcoftë familjen në këtë sprovë. E dorës së kriminelit që kreu vrasjen ta paguajë me dënimin më të madh që kanë dhënë ndonjëherë institucionet tona”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.

Ai nuk e ka lënë më kaq, pasi që në postimin pasues, reperi nga Ferizaj pati një lutje drejtuar Zotit, në mbrojtje të gjitha femrave.
“Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajte nga mashkulli i ligë”, shkroi tutje reperi 25-vjeçar.

Për fund, ai ndau një imazh të viktimës 18-vjeçare nën filtrat bardhë e zi, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Pusho në paqe engjëll”.

Në anën tjetër, dy të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares janë arrestuar nga Policia e Kosovës./Insajderi.com