Mozzik krahason pasurinë e tij para 8 viteve dhe tani

Mozzik krahason pasurinë e tij para 8 viteve dhe tani

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramos Aliu tashmë është shndërruar njëri nga emrat më të kërkuar në estradën shqiptare.

Ai ka krijuar një standard të jetesës që dallon nga ai që kishte më parë, pasi që Mozzik asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë për jetën e vështirë që kishte.

Reperi një gjë të tillë e ka bërë së fundi në InstaStory, ku shfaq veten para një makine të thjeshtë të realizuar në vitin 2013 dhe një tjetër imazh të bërë në 2021 para një veture luksoze të tipit, Lamborghini.

 

Krijuesi i shumë hiteve ka krahasuar stilin e jetesës që bëri tetë vite më parë dhe atë që po bën aktualisht dhe dallimin është shumë i madhe.

Në anën tjetër, ai është duke vazhduar të sjellë projekte të reja, ku i fundit është ai më Loredanën i titulluar” Nese don ti”.

 

 

Projekti vetëm një muaj nga lansimi ka marrë afro 10 milionë klikime në platformën Youtube./Insajderi.com