
Pas disa takimeve radhazi që kishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në Kosovë, shkruan Insajderi.
Qëndrimi i tij në Greqi, Francë dhe Belgjikë u komentua gjatë në media këto ditë.
Kjo ndonëse u lidhe edhe me periudhën e helmimit të qytetarëve nga uji në Deçan.
Në një formë tallëse për kryeministrin Kurti e ka shprehur edhe reperi Mozzik përmes një komenti të bërë në rrjete sociale.
“A e prune naj BUmBunjer o Babo”, është komenti tallës që Mozzik ka zgjedhur ta bëjë ndaj kryeministrit të vendit.
Kujtojmë se Mozzik ka shprehur hapur gjithmonë mbështetjen e tij të madhe për Kadri Veselin./Insajderi.com